.NET development

.NET framework përfshin një set teknologjish të dizenjuar nga Microsoft për të ndërtuar aplkacione web, mobile dhe desktop.

Microsoft .NET framework është mjedisi më fleksibël, i sigurt dhe i fuqishëm për zhvillimin e softwares, i cili suporton disa gjuhë programimi dhe library për të ndërtuar apps që përmbushin nevojat e biznesit. .NET ofron një numër funksionalitetesh për të ndërtuar aplikacione komplekse duke zvogëluar kohën në zhvillim e si rrjedhojë duke ulur kostot.

Shumica e projekteve të zhvilluar nga ikub.al janë bazuar në këtë teknologji. Kompania është prej vitesh partner i Microsoft. Në përbërje të stafit janë zhvillues me eksperiencë e të çertifikuar në teknologjitë e Microsoft. Aktualisht departamenti i zhvillimit ka në përbërje 2 CIW (Certified Internet Webmaster), 2 MCP (Microsoft Certified Professional), 1 MCAD(Microsoft Certified Application Developer) dhe 1 MCSD (Microsoft Certified Solution Developer).

Procesi i zhvillimit në .NET performohet duke përdorur teknologjitë dhe mjetet si ASP.NET, ADO.NET, Win Forms, Web Forms, Web Services, etj. .NET suporton disa gjuhë programimi, por zhvillimet tona bazohen ne C# & .NET 3.5 dhe .NET 4.0.  Zhvilluesit kanë njohuri të mirë mbi përdorimin e LINQ, Web Forms, MVC, WCF, WPF etj. Ato gjithashtu kanë njohuri mbi HTML, JavaScript, Ajax duke përdorur .NET framework.

Për të thjeshtëzuar procesin e zhvillimit ne përdorim një Persistence Framework te personalizuar (APF), i cili manaxhon bazën e të dhënave dhe mapping midis bazës së të dhënave dhe objekteve. Nga Visual Studio custom tool, duke u bazuar në një file xml dhe nga DataSets gjenerohet kodi me klasat object-oriented. Kodi i gjeneruar përdor APF për të manaxhuar entitetet (krijimin, ngarkimin, ruajtjen e tyre në database). Databases janë të ndërtuar në SQL Server 2008 duke përdorur kryesisht Stored Procedures dhe Views per te patur komponente te ripërdorshme.