Website design / development / hosting

Dizenjimi dhe zhvillimi i një website të ri duhet të jetë një proces jashtëzakonisht emocionues për çdo biznes.

Ky proces ju ofron mundësinë për të krijuar ose  rivendosin prezencën tuaj në internet/online , dhe duhet t’ju dhurojë një emocion të pafund kur të shihni vizioni juaj të bëhet një realitet .

Në ikub.al , ne e kemi bërë këtë tranzicion nga vizioni në realitet ne një formë arti, duke punuar me subjekte te mëdha, bizneset e vogla  apo edhe start- up dhe ne kemi arritur me sukses rezultate të mëdha për klientët tanë që nga viti 2008.

Një faqe interneti është një mjet i domosdoshëm për çdo biznes apo organizatë.  Ne projektojmë faqe të nivelit  të lartë duke dhenë kujdes ndaj çdo detaji nga arkitektura e informacionit tek përmbajtja, nga ngjyra tek tipografia,  nga eksperienca e përdoruesit deri në ecommerce.

Nëse ju jeni duke zhvilluar një website të ri apo në kërkim për të ri-krijuar ose për të përmirësuar efektivitetin e prezencës tuaj online të deri tanishme, ikub.al është i lumtur t’ju ndihmojë për ta arritur. Ekipi ynë me shumë përvoje punon për zhvillim në platforma të shumëfishta dhe gjuhë të ndryshme zhvillimi, duke përfshirë teknologjite e bazuar në  Windows - IIS dhe ASP.NET, teknologji front-end si ASP.NET WebForms, MVC, JavaScript, JQuery, Ajax,  CSS3 e HTML5.

Ne ofrojë si zgjidhje  aplikacione dhe faqe interneti të bazuar në kërkesat tuaja specifike duke u perpjekur te jete zgjidhja më efikase për nevojat e biznesit tuaj.

Konfigurimi, mirembajtja dhe menaxhimi i projekteve behen duke i hostuar ato ne servera të dedikuar ne “data center”  të klasit Boteror dhe duke ofruar shpejtësi në performance, sisteme sigurie te nivelit të larte dhe suport cilësor.