Software development

Kompania ikub.al ofron zhvillimin e aplikacioneve të personalizuara web, ose mobile për biznese dhe individë.

Ne ju ndihmojmë të qendroni një hap përpara konkurencës duke automatizuar dhe zgjidhur nevojat e biznesit tuaj. Stafi i ikub.al është i specializuar në zhvillimin e software-ve, që përkojnë me kërkesat e klientëve, që i shtojne vlerë biznesit tuaj dhe ju ndihmojnë të jeni kompetitivë.

Duke patur një experiencë 10 vjeçare, ne ofrojmë ekspertizën tonë për kompanitë, në mënyrë që ato të përmirësojnë shërbimet e tyre online, procesin e vendimarrjes dhe të automatizimit të veprimtarive të biznesit. Gjatë këtyre viteve kemi pasur experiencë në zhvillimin e produkteve të fushave të ndryshme. Stafi ynë ofron zgjidhjet më të mira, me teknologjinë më të fundit. Ne mbulojmë të gjitha fazat e zhvillimit të produktit, nga mbledhja e kërkesave jo-teknike, dizenjimin, zhvillimin, e deri në suport dhe mirëmbajtje. Ne jemi të fokusuar në ofrimin e produkteve cilësore dhe me kosto efektive. Cilësia dhe dorëzimi në kohë është synimi ynë. 

Web Development

Pjesa më e madhe e produkteve tona janë web based, si rrjedhojë stafi ynë ka njohuri të gjëra në teknologjitë web. Këto produkte bazohen kryesisht në teknologjinë .NET.

Zhvillimi web përfshin, nga website më i thjeshtë, i cili është prezantimi i parë që një kompani i bën vetes përpara klientëve e partnerëve te saj (me historikun, shërbimet, kontaktet), deri tek aplikacionet web, të cilat mund të përdoren për përdorim të brendshëm, nga partnerët e kompanisë, ose nga klientët.

Ne kujdesemi për të gjitha fazat e zhvillimit duke përfshirë mbledhjen e kërkesave, arktikturën, zhvillimin, dizenjimin, ndërtimin e database-s, hostimin, deri te suporti dhe mirëmbajtja.

Mobile Development

Teknologjitë mobile dhe smartphones, sot kanë ndryshuar dinamikat e biznesit dhe kanë ndikuar në mënyrë radikale në jetën e çdo njeriu. Tashmë shumë kompani në të gjithë botën po e kryejnë shumicën e aktiviteteve të biznesit nga aplikacionet mobile. Gjithashtu, pjesa më e madhe e trafikut në faqet web në ditët e sotme vjen nga pajisjet mobile. Ndër përfitimet kryesore që ka pasja e një faqe ose aplikacioni mobile përmendim: rritje e performancës dhe vendimarrjes, manaxhim më i mirë i kohës dhe produktivitetit, rritet kontakti me klientët, përmirësim i shërbimit, avantazh në treg, akses më i lehtë i informacionit etj. Pasja e një aplikacioni mobile do ju mundësojë punonjësve tuaj të punojnë në mënyrë më efiçente, dhe klientëve tuaj të ndërveprojnë me ju pavarësisht se ku janë, apo se çfarë pajisje mobile përdorin.

Zhvilluesit tanë mobile janë në kontakt të vazhdueshëm me teknologjinë më të fundit, ndaj nëse jeni në kërkim të zhvillimit të një aplikacioni mobile, ikub.al është zgjedhja juaj më e mirë. Shërbimet tona mobile përfshijnë:

  1. Zhvillimin e aplikacioneve mobile:
    • Duke përdorur platformën Xamarin, e cila mundëson zhvillimin e një aplikacioni të vetëm për tre sisteme njëkohesisht (iOS, Android dhe Windows Phone).
    • Ne ofrojmë zhvillimin e native mobile apps duke përdorur teknologjinë .NET për të zhvilluar në Windows Phone dhe Java për sistemet Android.
  2. Zhvillimin e mobile web applications:
    • Responsive web sites duke përdorur HTML5/JavaScript/CSS. Ne përdorim Bootstrap framework për UI responsive.
    • Mobile sites duke përdorur jQuery mobile.