Portali Kryesor i Informacionit për Shqiptarët

Kompania ikub.al sh.p.k. nisi punën e saj në vitin 2006, me një nga iniciativat më të suksesshme në treg, portalin e informacionit ikub.al.
Me një grupim solid profesionistësh, kjo kompani arriti të ndërtojë dhe të sjellë për individët dhe bizneset një hapësirë ku vetë ata mund të publikojnë informacionet që duan apo të gjejnë informacionet që i nevojiten. Ne besojmë që “Informacioni Ynë është Fuqia Juaj...”, sikurse jemi të bindur që “Informacioni Juaj është Fuqia Jonë për t’Ju informuar edhe më mirë.”

Ekipi jonë përbëhet nga një staf i kualifikuar prej 45+ punonjësish, në departamentet e zhvillimit, shitjeve, marketingut, finances dhe manaxhimit të të dhënave.

Misioni i kompanisë ikub.al

Kompania ikub.al kryen:

Këto kryhen nëpërmjet:

  • ndjekjes sistematike të tendencave më të fundit për mediat e informacionit, duke përdorur zhvillimet më të përparuara të teknologjive
  • punësimit të një stafi profesional
  • një komunikimi transparent me stafin, kontraktorët, klientët, partnerët (profesionalizëm, etikë, mirësjellje)
  • rregullave të pastra të konkurrimit
  • sigurimit të një diversifikimi të përshtatshëm të aktivitetit

për plotësimin e nevojave të tregut për shërbimet e mësipërme në territorin Shqiptar, por me shtrirje me faza edhe në vendet fqinje (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi)

Parimet Bazë të kompanisë ikub.al

Ne besojmё qё Stafi i Mirё është thelbësor në suksesin e Kompanisë sonë

Ne nuk bëjmë asnjë kompromis me Profesionalizmin dhe Etikën

Ne krijojmë Ambjent të Këndshëm për të tërë stafin, partnerët dhe klientët

Ne luftojmë për produktin më të mirë dhe për shërbimin më të mirë

Stay Informed! It’s Better.