time.al

U lodhёt duke kёrkuar pёr njё lajm? Ne e kemi zgjidhjen!

Time.al ёshtё platforma e vetme shqiptare ku mund te shikoni tё gjitha burimet e lajmeve nё njё vend tё vetёm.

Portali time.al i organizon lajmet në mënyrë të tillë që shfaqen të grupuara në të njëjtin grup të gjitha lajmet që mund të jenë nga burime të ndryshme, por që flasin për të njëjtën ngjarje. Kjo mënyrë grupimi i lajmeve i krijon lexuesve mundësinë që të njëjtën ngjarje ta shohin nga perspektiva të ndryshme. Në linkun “artikuj të ndërlidhur” lexuesi mund të shikojë të gjitha lajmet e publikuara që kanë të bëjnë me ngjarjen e caktuar.

Titujt e faqes së parë të time.al përzgjidhen krejtësisht nëpërmjet një algoritmi informatik, duke pasur si kritere disa faktorë, duke llogaritur sa shpesh dhe te cilat faqe interneti shfaqet një ngjarje e caktuar. Në thelb, ne llogarisim numrin e titujve origjinalë, të cilët publikohen nga kryeredatorët (faqet nga vijnë lajmet), me qëllim që të vlerësohet pesha e një ngjarje të tillë. Pesha gjithashtu llogaritet edhe në bazë të asaj që sa i ri është një lajm.

Faqet e time.al freskohen / përditësohen 144 herë në ditë, ose çdo 10 minuta, kështu që, tek një vend i vetëm, përdoruesi gjithmonë mund të gjejë lajmet më të njohura, më të fundit, më të lexuara.

Gjithashtu ju ofrohet mundësia përdoruesit të kërkojë për lajme nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia. Lajmet grupohen në Clusters. Nje cluster ka X lajme. Për secilin lajm kontrollohet burimi dhe cilit shtet i përket ky burim (psh ikub.al = Shqipëri).
Shteti që ka më shumë lajme të një clusteri, e merr clusterin si të vetin. Domethënë: nëse një çështje është përmendur më shumë nga mediat shqiptare, lajmi të shfaqet kur klikon për lajmet e Shqipërisë, e me radhё.


Statistikat:

  • Time.al çdo ditë analizon rreth 6,000 lajme të cilat ndodhen në faqet e internetit të 80  burimeve të ndryshme të informacionit (këtu nuk përfshihen arkivat e tyre).
  • Nga 6,000 lajme, rreth 2500 janë tituj të rinj (të publikuar gjatë një dite të vetme), duke përjashtuar të dielën. Pjesa e mbetur janë lajme të ditëve të mëparshme.
  • Nga 2500 lajme në ditë, rreth 150 janë të dublikuar. Për secilin nga këta 150 lajme ekziston lajmi edhe te 2,350 lajmet e mbetur, që janë me përmbajtje thuajse identike. Kjo do të thotë se rreth 10% e lajmeve ditore merren nga ndonjë burim informacioni dhe pasqyrohen të pandryshuar.
  • Time.al për publikun ekziston që nga 2 Prill 2011. 
  • Time.al ka me shume se 100,000 shfletime faqesh ne muaj 
  • Time.al ka me shume se 60,000 vizitore unik ne muaj 

Na ndiqni ne, te ndiqni lajmet!