My ikub

My Ikub është një aplikacion që ofron informacionet më kryesore të portalit ikub.al.

Midis të tjerash ai ju ndihmon që të ndiqni lajmet në kohë reale, të informoheni çfarë ndodh rreth jush, si dhe të kërkoni për biznese, njoftime apo oferta të cilat ndodhen pranë vendodhjes tuaj. Opsionet që ky aplikacion ofron janë:

Lajme - ofron lajmet më të fundit në lidhje me aktualitetin, politikën, rajonin, sportin, kulturën. Artikujt përgatiten nga gazetarët e ikub.al dhe midis të tjerash do të lexoni një sërë reportazhesh eskluzive apo analiza të ndryshme

Njoftime - përdoruesi ka mundësine të përdorë disa nën-seksion të specializuara për punë, prona, makina, evente, si edhe një portal të vecantë për të gjitha tipet e tjera të njoftimeve. Portali përdoret gjerësisht nga Bizneset, nga Individët, si edhe nga Organizatat e tjera, të vendit apo të huaja.

Katalogu i Bizneseve - ofron informacione në lidhje me bizneset dhe ofertat e ndryshme në qytetin ku jetojmë. Ju mund të zgjidhni kategorinë e informacionit për të cilën jeni të interesuar dhe të klikoni për të parë bizneset dhe ofertat përkatëse. Informacionet mund ti kërkoni edhe në hartë për të parë bizneset ose ofertat që ndodhen rrotull zonës tuaj. Për çdo biznes do të gjeni kontakte, informacion rreth tij, pozicionimin në hartë, fotografi, video, etj.

Evente.al - ju ndihmon për të marrë informacion në mënyrë të strukturuar dhe të thjeshtë në lidhje me të gjitha aktivitetet artistike, filmat, eventet sportive etj. të cilat janë duke ndodhur rreth jush në një moment të caktuar.

Ebuy.al - është një platformë online, që përbën një treg të hapur për të gjitha kompanitë që duan të bëhen pjesëmarrëse dhe duan të shesin produkte e tyre. Pagesat mund të kryhen në para në dorë pranë zyrave të ebuy.al, me karta krediti, me transferta bankare etj. Përdoruesi ka mundësi të shfletojë produktet, të kërkojë për produkte të ndryshme dhe të lexojë informacionin përkatës.

Horoskopi – ju sjell parashikimin e yjeve për shenjën tuaj. Lexoni se çfarë fati u ofron për ditën, javën, muajin apo vitin për ju dhe të dashurit tuaj.

Shtypi i Dites – ju sjell faqet e para te gazetave shqiptare.