Gis.al

www.gis.al është një platforme GIS në internet për shfaqjen e informacioneve gjeografike në hartë.

Kjo platformë është ndërtuar me qëllim që t’u ofrojë përdoruesve mundësinë e gjetjes së pozicioneve gjeografike të objekteve te interesit (POI) duke ofruar integrimin e tyre me shtresa te tjera informacioni gjeografik. Ajo është e integruar me informacionin e portalit ikub.al. Aplikacioni lexon dhe shfaq te gjitha informacionet ne lidhje me bizneset, njoftimet, etj. te regjistruara ne portalin ikub.al (ato për te cilat është hedhur pozicioni gjeografik). Integrim me librin e bizneseve ikub.al për krijimin e hartave. Platforma mundëson autentikimin e përdoruesve te regjistruar ne ikub.al.

Aplikacioni mundëson krijimin e web serviseve për prezantimin hartografik te objekteve për aplikimet mobile “My ikub” dhe “Find Digitalb” te cilat mund te gjenden ne “App Store (iOS)” dhe “Google Play (Android)”.

www.gis.al ka një bazë te dhënash të pasur me informacion:

  • Njoftime – mbi 400 objekte ne harte(te cilat përditësohen çdo dite).
  • Biznese – mbi 4000 objekte ne harte
  • Pika Interesi (POI) – rreth 10000 pika interesi te alokuara ne te gjithë territorin e Shqipërisë

Funksionet e detajuara:

  1. Aplikacioni mundëson përdoruesit qe te vizualizojnë ne harte çdo objekt për te cilin ata janë te interesuar. I gjithë ky informacion është i organizuar ne shtresa te cilat përfaqësojnë kategoritë e objekteve.
  2. Aplikimi ofron mjete si matje te largësive/sipërfaqeve, printim, komente te përdoruesve për objektet gjeografike, etj.
  3. Përdoruesi mund te lokalizoje objektin gjeografik për te cilin interesohet nëpërmjet kërkesave (query) te bazuara ne atributet e objekteve dhe/ose ne pozicionin hapësinor te tyre (sipas poligoneve, buffer, etj.).
  4. Ky aplikim WebGIS ofron mundësinë e hedhjes dhe editimit te informacionit te hartës duke përdorur gjeometri te ndryshme (pike, vije, poligon) ne varësi te kategorisë se informacionit.
  5. Mundësohen funksionalitete si:
    1. shfletimi,
    2. kërkimi(spatial, non-spatial),
    3. shtimi i informacioneve nga çdo përdorues i ikub.al,
    4. menaxhimi i objekteve personale te përdoruesit.
  6. Aplikimi përmban një ambient te dedikuar për përdoruesit. Ne këtë ambient përdoruesit mund te menaxhojnë te dhënat e hedhura prej tyre sipas sektorëve:
    1. Modifikim te pozicionit te objektit dhe atributeve te tij
    2. Ndryshimi i kategorive te objekteve (është i mundur përcaktimi i me shume se një kategorie për çdo objekt dhe shfaqja e tij ne secilën prej tyre).
    3. Shtimi i Fotove dhe videove si informacione shtese për çdo objekt.
    4. Shkarkimi (download service) i te dhënave personale ne formate te përpunueshme gjeografike (p.sh. format esri shape, google kml).
  7. Aplikimi është i integruar me një ambient administrimi, i cili përmban modulet e mëposhtme:
    1. Shtimi dhe modifikimi i objekteve
    2. Shtimi dhe modifikimi i kategorive
    3. Shtimi dhe modifikimi te simbolikes se prezantimit te objekteve (styles).
    4. Menaxhimi i kategorive për çdo objekt
    5. Menaxhimi i komenteve/përshtypjeve për çdo objekt
    6. Menaxhimi i Fotove dhe videove për çdo objekt.
    7. Insertim i te dhënave ne grup nëpërmjet formatit “csv”.
  8. Platforma Teknike
    1. MSSQL Server,
    2. Geoserver,
    3. ASP.NET,
    4. Openlayers + Extjs (GeoExt).