Biznese

Portali i Bizneseve në ikub.al është faqja kryesore e shqiptarëve me informacione në lidhje me çdo biznes ose organizate në territorin e Shqipërisë.

Në këtë faqe mund të gjendet në mënyrë të organizuar të gjitha informacionet e domosdoshme mbi të gjithë bizneset në Shqipëri si: Numrat e telefonit, Emri komercial dhe emri tregtar, vendndodhja e saktë e biznesit në hartë, Adresa e saktë, Filialet e tij, Përshkrimi i veprimtarisë, aktivitetet, ofertat dhe artikuj te ndryshëm për secilin biznes, dhe shumë informacione të tjera.

Biznese në ikub.al është ura lidhëse midis klientëve dhe bizneseve.

  1. Ajo ofron shërbimin e saj Online në faqen www.biznese.al ose nëpërmjet portalit kryesor te shqiptareve, www.ikub.al/biznese, në versionin desktop dhe versionin mobile.
  2. Portali i bizneseve mund të gjendet në aplikacionin për smartphone, My ikub. Nëpërmjet këtij aplikacioni ju mund të përfitoni nga lehtësitë e ofruara si p.sh. gjej drejtim për tek biznesi në hartë nëpërmjet GPS-it, kontakto me biznesin me një klikim, etj.
  3. Biznese në ikub.al prezantohet çdo vit në versionin print me informacionet më të reja për bizneset nëpërmjet katalogut të saj të biznesit me 10’000 kopje të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Secili biznes ka mundësi të rezervojë hapësirën që dëshiron për reklamimin sa më të mirë të biznesit të tij.

Nëpërmjet një stafi të kualifikuar dhe një shërbimi të dedikuar 24/7, biznese në ikub.al ofron një data bazë të përditësuar me informacionet më të freskëta për secilin biznes. Çdo biznes ka gjithashtu mundësinë të menaxhojë profilin e tij duke u lidhur në mënyrë internateve me të gjithë klientët e interesuar.

 

Bëhuni edhe ju pjese e portalit më të madh të bizneseve në Shqipëri!