produkte1Img

ikub.al

ikub.al, daton online duke filluar nga viti 2006 dhe sot renditet një ndër faqet shqiptare më të vizituara ne vend me:

  • Mbi 700.000 vizitorë në muaj
  • Mbi 5.000.000 klikime në muaj
  • Mbi 80 000 përdorues të regjistruar
  • Mbi 140 000 fansa në rrjetet sociale


Është portali me larmishmërinë dhe sasinë më të madhe të informacionit në SHQIP, informacion që përcillet tek lexuesi në kohë reale, gjithnjë i përditësuar dhe me profesionalizëm. Lajme, artikuj informative, njoftime, biznese e gjithçka tjetër që ju nevojitet, do të mund ta gjeni mjaft lehtë në ikub.al. I aksesueshëm nga çdo pajisje elektronike (PC, laptop, tabletë, smartphone) ikub.al është gjithnjë prane jush!

 

produkte2Img

Njoftime

Në këtë portal mund të gjeni informacion që dëshironi mbi mundësitë e punësimit, prona në shitje dhe me qira, makinat në shitje, eventet, oferta turistike, pajisjet elektronike apo shërbime të ndryshme.

Njoftime.ikub.al ofron një mënyrë të lehtë për të postuar njoftimet tuaja. Të gjithë njoftimet e hedhur janë të verfikuar. Në cdo kohë përdoruesit kanë mundësi të shfletojnë midis 4000 njoftimeve aktive.

produkte3Img

Biznese.al

Në këtë faqe mund të gjendet në mënyrë të organizuar i gjithë informacioni i domosdoshëm mbi të gjithë bizneset në Shqipëri si: numri i telefonit, emri komercial dhe emri tregtar, vendndodhja e saktë e biznesit në hartë, adresa e saktë, filialet e tij, përshkrimi i veprimtarisë, aktivitetet, ofertat dhe artikuj te ndryshëm për secilin biznes, dhe shumë informacione të tjera.

Nëpërmjet një stafi të kualifikuar dhe një shërbimi të dedikuar, biznese në ikub.al ofron një bazë të dhenash te përditësuar me informacionet më të freskëta për rreth 40,000 biznese.   

produkte4Img

time.al

Time.al ёshtё platforma e parë shqiptare qe prej vitit 2011, ku mund te shikoni tё gjitha burimet e lajmeve nё njё vend tё vetёm. Cdo 9 minuta platforma ekzekutohet për të grumbulluar lajmet më të fundit.

Të gjitha lajmet nga më shumë se 80 burime shqiptare organizohen automatikisht në një vend të vetëm. Me më shumë se 1500 artikuj aktive në një ditë, Time.al ju kursen kohë dhe ju mban të informuar.

produkte5Img

Gis.al

Kjo platformë është ndërtuar me qëllim që t’u ofrojë përdoruesve mundësinë e gjetjes së pozicioneve gjeografike të objekteve te interesit (POI) duke ofruar integrimin e tyre me shtresa të tjera informacioni gjeografik.

Ajo është e integruar me informacionin e portalit ikub.al. Aplikacioni lexon dhe shfaq të gjithë informacionet në lidhje me bizneset, njoftimet, etj. të regjistruar në portalin ikub.al (ato për të cilat është hedhur pozicioni gjeografik).

produkte6Img

My ikub

My Ikub është një aplikacion që ofron informacionet më kryesore të portalit ikub.al. Eshte i disponueshem ne iOS dhe Android. Numëron më shumë se 20,000 shkarkime. Përfshin informacione rreth artikujve informative të ikub.al, njoftimeve, bizneseve apo time.al.

produkte7Img

Ligje.al

Më shumë se 30,000 akte ligjore të publikuara në Fletoren Zyrtare që prej vitit 1991.